“Nëse ata nuk gjejnë marrëveshje, jam gati të ngjitem në ring me 17 dhjetor ndaj Joshua”

2 Tetor 2022
13:19
Gentian Spiri

Pasi mposhti Joseph Parker një javë më parë dhe mbeti i pamposhtur në ring (15 fitore e 0 humbje), boksieri britanik Joe Joyce ka ftuar në duel patriotin e tij Anthony Joshua. Ai kas përfituar nga mosmarrëveshjet që Joshua ka me Fury për arritjen e një konsensusi për të zhvilluar një sfidë mes tyre në dhjetor këtë vit.

37-vjecari britanik, përmes një postimi në rrjetet sociale, hedh kandidaturën për të dueluar me Joshua. “Nëse Fury dhe Joshua nuk arrijnë marrëveshjen, unë jam gati. Jam gati të dueloj me Joshua më 17 dhjetor. Do të jetë një përballje e lehtë për mua. Më bëni një telefonatë dhe më 17 dhjetor do të jem në ring”, shprehet Joe Joyce.

Në këto momente, nuk ka asgjë të qartë se si do të shkojnë gjërat në peshën e rëndë. Oleksandr Usyk, kampion bote në këtë Division, do të rikthehet viutin tjetër. Ndërkohë që, ka gjasa që Tyson Fury të duelojë ndaj një ish-kampioni bote si meksikani Andy Ruiz Jr, në rast s enuk arrihet marrëveshja me patriotin e tij Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit