“Nëse është pjer*** nga trutë, nuk do ta fitojë as revanshin”

15 Korrik 2019
12:19
Telesport
back button

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, legjenda Mike Tyson, i ka dhënë një këshillë britanikut Anthony Joshua në prag të revanshit që do të zhvillojë këtë fundvit ndaj Andy Ruiz Jr. Humbja shokuese që Joshua pësoi ndaj Ruiz në duelin e 1 qershorit është krahasuar me humbjen po kaq të papritur që Tyson pësoi ndaj Buster Douglas në vitin 1990.

Dy boksierët nuk e zhvilluar kurrë revanshin, pasi Douglas e humbi menjëherë titullin. “Joshua bëri një gabim dhe u mund. Janë gjëra që ndodhin. Ai mund ta fitojë revanshin, por fillimisht duhet të sistemojë mendjen e tij. Duhet që ajo të jetë e përgatitur për revanshin. Duhet të fokusohet tek fitorja. Gjithsesi, nëse truri i tij është pjerdhur, atëherë nuk ka për t’u bërë më kampion”, tha Mike Tyson.

Legjenda Mike Tyson

Lajme të tjera

Lajmet e fundit