“Kur Guardiola kërkon një lojtar 100 milionë euro, sheiku hap pak rubinetin e gazit”

22 Mars 2019
11:54
Alfred Lleshi
back button

Nuk është sekret për askënd që Manchester City, si PSG dhe ndonjë klub tjetër, kanë mbështetje të madhe financiare, me sheikët nga Katari që nuk e vrasin mendjen për shpenzime, edhe pse akuzohen se kështu e kanë shkatërruar futbollin. 

Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munich, zbulon disi me humor atë që sipas tij Pep Guardiola bën, kur dëshiron të nënshkruajë me lojtarë 100 milionë euro te “qytetarët”.

"Miku im, Pep, më tregoi se çfarë ndodh, kur ai dëshiron një lojtar, që kushton 100 milionë euro. Ai mbledh disa video të këtij lojtari dhe fluturon për ta parë edhe sheiku. Atje konsumohet një vakt i pasur, gjatë të cilit shihen videot dhe sheiku bën gati paratë (e nevojshme për të përfunduar nënshkrimin). Ditën tjetër sheiku hap pak rubinetin e gazit dhe i rikuperon direkt paratë”, – tha Hoeness në një konferencë të tregjeve financiare në Mynih.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit