“Nëse humbet edhe revanshin, karriera e tij është e përfunduar”

22 Shtator 2020
13:27
Telesport
back button

Menaxheri Eddie Hearn ka paralajmëruar boksierin britanik Dillian Whyte se më 21 nëntor, kur të zhvillojë revanshin ndaj rusit Alexander Povetkin, rëndësi ka vetëm fitorja. Në rast se Whyte do të humbasë sërish, ashtu sikurse ndodhi në sfidën e parë mes dy boksierëve, atëherë britaniku nuk do të ketë asnjë shans të duelojë për titullin kampion, ndaj karriera e tij mund të konsiderohet e përfunduar.

Dillian Whyte duhet të përballojë presionin dhe të kuptojë se ka vetëm një shans të duelojë për titullin, të fitojë revanshin. Karriera e ka këtë çmim, ai duhet të jetë i qetë. Gjithsesi, e shoh të motivuar dhe gati për duelin e ri me Povetkin. Humbi duelin e parë dhe është i zhgënjyer, por nëse humbet sërish, atëherë ai është në finish dhe Whyte e di mirë këtë gjë”, u shpreh Eddie Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit