“Nëse ka një ekip që mund ta përmbysë Manchester City, ky është Reali”

7 Korrik 2020
11:15
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa po ndjek me siguri titullin në Spanjë, Real Madridi po përgatitet edhe për rifillimin e Champions-it, në gusht. Aitor Karanka, ish-futbollist i madrilenëve, edhe zv.trajner aty, beson se çdo gjë është ende e mundur në atë kompeticion. Fillimisht iu jep shanse kualifikimi të bardhëve, edhe pse e kanë humbur ndeshjen e parë të 1/8 finale në shtëpi, 2-1, përballë Manchester City:

“Nëse ma bënit këtë pyetje disa muaj më parë, pas ndeshjes në “Bernabeu”, ndoshta do të kisha pasur disa dyshime për mundësitë e përmbysjes së situatës nga Real Madridi. Tani mendoj ndryshe, sepse skuadra po bën shumë mirë. Zidane ka gjetur “formulën” e duhur për ta pasur në maksimum skuadrën, po luan fenomenalisht përsëri. Të luash në Manchester pa tifozë nuk është e njëjta gjë si me stadiumin plot. Pastaj, nëse ka një ekip që mund ta përmbysë disavantazhin 2-1 me “qytetarët”, ky është Real Madridi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit