“Nëse Messi luan si sonte, nuk mund të ankohem”; Koeman i kënaqur me kapitenin pas kritikave

21 Tetor 2020
9:26
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ishte i lumtur me atë që pa nga Lionel Messi të martën, ndërsa argjentinasi e futi skuadrën e tij në rrugën e një fitoreje dominante në inaugurimin e Ligës së Kampionëve, sezoni i ri. Koeman u bë kryelajm pas humbjes së së shtunës në La Liga ndaj Getafe, me disa kritika kundër kapitenit të tij.

“Ndoshta, tani, paraqitjet e Messit mund të jenë më të mira, – u tha Koeman gazetarëve, përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Ferencvaros. – Gjithsesi, ai është i lumtur, po punon shumë dhe dëshiron të jetë kapiteni i kësaj skuadre. Unë nuk kam një ankesë të vetme. Gjithashtu. Leo ka pasur një fat të keq. Ai goditi shtyllën. Nuk kam asnjë dyshim në lidhje me performancat e tij, do ta shohim përsëri në më të mirën e vet në lojërat që vijnë. Jam i sigurt”.

Messi u përgjigj, duke zhbllokuar rezultatin nga pika e bardhë, në fitoren 5-1 ndaj hungarezëve. Argjentinasi kontribuoi me asist për golin e vonë të Ousmane Dembele, duke e shtyrë Koeman të vlerësonte performancën e tij: “Nëse ai luan siç bëri sonte, nuk do të kem asnjë ankesë ndaj Leo. Punoi shumë, shënoi nga pika e bardhë. Nëse nuk shënon, por jep dy ose tre asiste, ne nuk mund të kërkojmë më shumë prej tij. Kemi sulmues që luajnë mirë dhe kjo është gjëja më e dobishme për një trajner.

Unë mendoj se kemi treguar se kemi lojtarë të shkëlqyer përpara. Me një Leo të shkëlqyeshëm, me dy asiste…; kjo është arsyeja pse largohemi të lumtur nga kjo ndeshje. Ka konkurrencë dhe jo vetëm për krahun e djathtë. Ne mund të luajmë ndryshe me Leo në krah ose si nr.10. Kemi lojtarë të shkëlqyeshëm në sulm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit