“Nëse nuk duelon ndaj atyre të dyve, Joshua të heqë dorë nga titujt”

30 Dhjetor 2019
14:04
Telesport
back button

Menaxheri i njohur i boksit Frank Warren ka paralajmëruar kampionin e botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, që të mbrojë titujt ndaj dy boksierëve ende të pamposhtur të këtij Divizioni: Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Në të kundërt, Warren i kërkon Joshua të dorëzojë titujt kampionë bote, pasi nuk mund të konsiderohet si një boksier i madh.

Unë i sugjeroj Joshua që të duelojë ndaj fituesit që do të dalë nga dueli mes Wilder dhe Fury. Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë Joshua të dorëzojë titujt kampionë bote, pasi nuk është në gjendje t’i mbrojë ato ndaj dy boksierëve ndaj më të mirëve”, tha Warren.

Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder mban titullin e kategorisë WBC. Wilder dhe Fury do të zhvillojnë revanshin më 22 shkurt, në Las Vegas.

Fury dhe Warren

Lajme të tjera

Lajmet e fundit