“Nëse nuk krijohen kushtet e duhura, nuk do të luaj”

3 Qershor 2020
8:59
Gentian Spiri

Rafael Nadal është në dyshim për të ardhmen e këtij sezoni, ndaj numri 2 në botë nuk ka bërë asnjë plan. “Situata është ende e ndërlikuar prej koronavirus. Në këto momente e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të kemi besim”, tha tenisti spanjoll.

Jam mirë. Kam qëndruar 2 muaj i mbyllur në shtëpi i izoluar, por për fat kam patur me vete pajisjet e nevojshme për të qenë në formë. Kam 2-3 javë që kam rinisur të stërvitem rregullisht, por nuk dua të nxitohem”, tha Nadal për “Stade 2”.

Më tej, spanjolli tha: “Nuk dua të dëmtohem, pasi dua të jem gati kur të jetë momenti i duhur dhe të nisin turnetë ndërkombëtarë. Në çdo turne, përfshi edhe Roland Garros, do të luaj vetëm nëse do të jenë kushtet e nevojshme për të marrë pjesë. Në këtë moment, prioritet është shëndeti”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit