“Nëse Origi shënon…”, tifozi bën tatuazh gjigant pas derbit

5 Dhjetor 2018
15:28
back button

Divock Origi shënoi golin që vendosi fatet e derbit të madh në Liverpool fundjavën e shkuar dhe nuk ka fare rëndësi që golin e shënoi nga 5 centimetra distancë, sepse tani e tutje belgu do të mbetet në historinë e Liverpool-it.

Një tifoz, ndoshta i dëshpëruar teksa shihte derbin të shkonte drejt përfundimit pa gola, shkroi në Twitter (nën emrin @ForeverRed98): "Nëse Origi shënon, do të bëj një tatuazh me emrin e tij".

Sikur ta kishin marrë lajmin, portieri i Evertonit Jordan Pickford dhe Divock Origi "gatuan" golin e minutën së 95-të dhe me siguri tifozi guximtar do jetë penduar për premtimin e bërë në Twitter. Megjithatë, premtimi është premtim, sidomos kur postohet në rrjetet sociale dhe e shohin shumë njerëz…

Tre ditë pas derbit tifozi i The Reds bëri një tatuazh gjigant, me emrin Divock që shkruhej në këmbën e tij. E imagjinoni sikur Divock Origi, i cili ka shënuar vetëm 13 gola për Liverpool-in, të shënojë gol vendimtar në finalen e Champions League?

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit