“Nëse pranon revanshin do të fitonim 1.5 miliardë dollarë”

5 Mars 2019
12:18
Telesport
back button

Saul “Canelo” Alvarez, kampioni i dyfishtë i botës në boks, ka pësuar vetëm një humbje në karrierën e tij, atë ndaj Floyd Mayweather, sfidë e zhvilluar në vitin 2013. Boksieri meksikan ka tentuar disa herë që të zhvillojë revanshin ndaj Mayweather, por nuk ia ka dalë mbanë. Sot, Oscar De la Hoya, menaxheri i Alvarez, ka joshur boksierin e pamposhtur amerikan për të zhvilluar revanshin, duke thënë se kjo sfidë do të gjeneronte 1.5 miliardë dollarë fitim.

Nëse Floyd Mayweather vendos të rikthehet në ring dhe të duelojë ndaj Canelo, atëherë kjo sfidë do të ofronte deri në 1.5 miliardë dollarë. Një fitim marramendës, ndaj Floyd ta mendojë një herë mirë këtë ofertë”, u shpreh De La Hoya, një ish-boksier.

Më tej, menaxheri i Canelo tha: “Ne mezi e presim këtë mundësi, që të kemi shansin të hakmerremi për atë humbje. Kjo është njëra anë e sfidës, ndërsa tjetra është fitimi i jashtëzakonshëm që të dy boksierët do të siguronim. Floyd do të vendoste një tjetër rekord, ndaj shpresoj që të ulemi në bisedime për këtë sfidë të madhe”.

Sfida e parë, zhvilluar në shtator të vitit 2013, ishte me 12 raunde dhe u fitua nga Floyd Mayweather me vendim shumice. Një gjyqtar dha rezultatin e barabartë 114-114, ndërsa dy të tjerët në favor të amerikanit: 116-112 dhe 117-111.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit