“Nëse sezoni nis, nuk ka coronavirus që ta ndalë më”

7 Maj 2020
10:46
Telesport
back button

Gerant Saillant, shefi i stafit mjekësor të FIA, që ndjek pilotët e skuadrat në çdo garë të Formula 1, ka sqaruar se si do të funksionojë sezoni 2020. Ai sqaron se pasi të nisin garat nuk do të ketë më kthim pas dhe sezoni nuk do të ndalet edhe në rast se shfaqen raste me coronavirus.

Formula 1 pritet të ngrejë siparin më 5 korrik, në garën që do të zhvillohet në pistën e Zeltweg, në Austri. Saillant sqaron se nuk do të përsëritet më skenari i Australisë, ku gara u ndërpre 48 orë para fillimit të saj.

Nëse do të verifikohen ndonjë person pozitiv me coronavirus, botërori nuk do të ndalet. Është njësoj sikur të mbyllim metronë, pasi një pasagjer ishte pozitiv. Situata ka ndryshuar krahasuar me Australinë. Do të kryejmë teste të shpejta dhe situata do të ndryshojë nga gara në garë. Ka pista që janë në qytet dhe pista që janë në zona më pak të populluara, ndaj do të ndjekim procedura të ndryshme”, tha Saillant.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit