“Nëse vazhdojnë kështu…”, profecia e Mou në 2015 për Hazard: Një ditë nuk do ta kemi më

24 Janar 2023
15:45
Denis Hakanaj
back button

Në mesin e futbollistëve që kanë dhënë më pak se sa mund të kishin për shkak të dëmtimeve gjatë karrierës së tyre, sigurisht që është edhe Eden Hazard.

Belgu, sidomos që kur mbërriti në Madrid, ka qenë vazhdimisht në infermieri për një sërë problemesh të ndryshme, herë muskulare dhe të tjera artikulare, të cilat praktikisht e bënë të humbiste sezone të tëra. Do të mjaftonte të mendohej se në vitin 2020 ishte e nevojshme t’i implantohej një pllakë në fibulën e tij, e cila u hoq në vitin 2022.

Dhe ndërkohë, që nga viti 2019 kur e bleu Real Madridi, paraqitjet e tij kanë qenë shumë të pakta: 73, me vetëm 7 gola dhe 11 asiste. Jo saktësisht shifrat që pritej kur belgu u kurorëzua si trashëgimtari i Cristiano Ronaldo-s.

Tani, siç shpjegoi AS, Hazard është një lojtar stoli te Real-i, me Ancelotti-n që nuk e përdor atë përveç paraqitjeve sporadike. Shifrat sezonale flasin për vetëm 296 minuta në shtatë ndeshje. Dhe kush e di se si mund të kishin kaluar vitet e fundit pa gjithë këto probleme.

Një “po sikur” që përfshin gjithashtu dikë që tani është në Serie A: Josè Mourinho. The Sun, përballë listës së gjatë të dëmtimeve të ish-yllit të Chelsea-t, jo më pak ai në kyçin e këmbës që sapo pësoi, raportoi atë që duket të jetë një profeci e vërtetë nga Special One për Hazard, i cili në 2015 ishte një nga lojtarët e tij në Stamford Bridge.

Portugezi kishte shpjeguar se lojtari i datëlindjes 1991 duhej mbrojtur dhe se ndër vite ndërhyrjet jo tamam delikate të mbrojtësve të Premier League mund t’i kishin krijuar probleme fizike…

“Njerëzit që e duan futbollin në këtë vend duhet të jenë të dashuruar edhe me Eden Hazard. Dhe nëse vazhdon kjo situatë ku, ndeshje pas ndeshje, ai ndëshkohet nga kundërshtarët dhe nuk mbrohet nga arbitrat, ndoshta një ditë nuk do të kemi Eden Hazard më. Ka një, dy, tre, katër, pesë, dhjetë ndërhyrje agresive ndaj tij në ndeshje.

“Ata e godasin gjatë gjithë kohës dhe ai reziston, sepse luan në mënyrë shumë të ndershme. Por ky është një problem tjetër”. Pothuajse tetë vjet më vonë, kartela mjekësore e belgut nënvizon se mënyra sesi Special One i shikonte gjërat në fund të fundit nuk ishte e gabuar. Dhe fakti që Real Madrid tani po paguan pasojat nuk i ndryshon gjërat shumë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit