Nesta: Milani është një kurth për trajnerët

14 Tetor 2019
18:15
back button

Trajneri i Frosinone-s dhe legjenda e Milanit Alessandro Nesta beson se posti trajnerit te kuqezinjtë është kthyer në një kurth të rrezikshëm për homologët e tij.

Gjatë një interviste për calciomercato, ai ka folur për situatën tek ish-klubi i tij: “Kombinimi Maldini-Boban është i drejtë, por ndryshimet e mëdha në vitet e fundit janë pasqyruar në fushë. Koha do të tregojë nëse është bërë punë e mirë apo jo.

Mendoj se në kohët e fundit Milani është kthyer në një kurth për trajnerët, disa ish-shokë të ekipit kanë bërë mirë, të tjerët jo edhe aq, por ata kanë qenë në një situatë të vështirë.”

Pioli është trajneri i tetë i Milanit që pas largimit të Allegri-t në vitin 2014.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit