Netflix dokumentar për Michael Schumacher, 30 vjet nga debutimi në Formula 1 (video)

26 Gusht 2021
8:57
Telesport
back button

Më 15 shtator, në kinema do të dalë dokumentari i Netflix, ku do të shfaqet jeta e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher. Para pak orësh doli në treg “trailer” i këtij dokumentari, pikërisht në 30-vjetorin e debutimit të ish-pilotit gjerman në Formula 1 me Jordan (25 gusht 1991).

Realizimi i këtij dokumentari u bë i mundur falë bashkëpunimit me familjen e pilotit, pasi aty janë dëshmi unike edhe të bashkëshortes Corina, fëmijëve dhe miqve më të ngushtë të familjes.

Corina ishte personi që na mbështeti më shumë në këtë dokumentar, pasi ishte vetë ajo që donte një film unik, që të tregonte Michael siç është realisht, me luhatjet e tij, pa “ëmbëlsuar” asgjë. Ishte e jashtëzakonshme, një grua model, që na befasoi”, tha Vanessa Nocker, regjizorja e dokumentarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit