Neuer dhe Muller komentojnë lamtumirën e Flick: Ja çfarë na tha…

18 Prill 2021
11:46
Denis Hakanaj
back button

Lamtumira e Hansi Flick nga Bayern Munichë shtë bërë zyrtare.

Fjalët e trajnerit kanë hedhur dritë mbi atë që do të ndodhë në fundin e këtij sezonit. Pas sukseseve të vitit të kaluar, palët do të ndahen. Vendimi i trajnerit është komentuar edhe nga kapiteni i gjermanëve Manuel Neuer.

“Ka qenë një histori emocionuese për t ë gjithë ne”, ka shpjeguar numri një i bavarezëve për Kicker. “Kemi kaluar disa momente shumë të bukura bashkë”.

Më pas, Neuer ka shuar:

“Në fillim ka njoftuar skuadrën? Mendoj se ka qenë shumë e rëndësishme. Ishte e rëndësishme të dinim se çfarë kishte për të thënë para se të lajmëronte vendimin e tij. Veçanërisht pas një takimi të tillë. Kjo është një shenjë se kemi një marrëdhënie shumë të mirë me të”.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe Muller:

“Nuk na ka dhënë arsyet e tij, por e dimë se ka dhënë maksimumin në këtë vit e gjysmë. Le të themi se ka qenë një periudhë shumë intensive. Na ka thënë se do të largohej, por nuk ishte i detyruar të na shpjegonte arsyen për marrjen e këtij vendimi”, ka thënë Muller.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit