Neuer dhe Rummenigge, sërish përplasje për kontratën e re

18 Maj 2020
9:20
Alfred Lleshi
back button

Manuel Neuer mohoi fjalët e Karl-Heinz Rummenigge se ai është afër nënshkrimit të një zgjatjeje të kontratës me Bayern Munich. Portieri i njohur është i lidhur me bavarezët deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe negociatat për një rinovim janë tensionuar. Muajin e kaluar, 34-vjeçari i mohoi raportet se po kërkonte një marrëveshje të re 5-vjeçare, me vlerë 20 milionë euro në vit, ndërsa shprehu zhgënjimin e tij që detajet e bisedimeve me klubin ishin zbuluar në media.

Bayern ka një marrëveshje me Alexander Nubel, portierin e Schalke 04, që do të futet në fuqi fund të sezonit, por Rummenigge foli me siguri se Neuer do të bie dakord me kushtet e reja: “Jam optimist i kujdesshëm, por besoj se Manuel do ta pranojë ofertën e Bayernit së shpejti. Neuer e di se çfarë do të thotë FC Bayern dhe anasjelltas. Prandaj, është një martesë që do të vazhdojë në të ardhmen”.

Sidoqoftë, portieri pikturoi një realitet tjetër pas ndeshjes, duke thënë se komentet e Rummenigge janë pak të parakohshme: “Unë mendoj se Karl-Heinz Rummenigge e di se çfarë po ndodh. Nuk ka asgjë për të njoftuar për momentin. Nuk ka ultimatum, ndaj nuk është e nevojshme të merret një vendim i tillë për momentin. Të dy jemi optimistë, natyrisht, por ende nuk është asgjë e qartë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit