Neuer dhe Ter Stegen nuk shihen as sy më sy, situatë e komplikuar te Gjermania

21 Mars 2019
15:06
Alfred Lleshi
back button

Dueli mes Manuel Neuer dhe Marc-André ter Stegen për rolin e titullarit në portën e Gjermanisë duket se ka ndikuar në marrëdhënien midis të dyve. Skena e polemikave mes tyre është përforcuar dje, gjatë miqësores mes Gjermanisë dhe Serbisë. Ajo u fokusua nga fotografët. Portieri i Barcelonës u hodh në fushë si zëvendësues, duke zëvendësuar “gardianin” e Bayern Munich, por përjetimi i Neuer ishte i qartë. 

Mes dy portierëve nuk ndodhi as shikimin më i vogël në këtë moment. Duke e injoruar konkurrentin e tij, kapiteni i kombëtares gjermane shkoi drejt e tek Andreas Kopke, trajner i portierëve të “Mannschaft”, i cili e përshëndeti duke përplasur grushtet.

"Manuel Neuer është ende portieri ynë titullar, por ai duhet ta meritojë fanellën si gjithë të tjerët", – ka thënë trajner Joachim Löë kohët e fundit, duke dashur të largojë zhurmën. Lothar Matthäus, ish-futbollisti gjerman me më shumë ndeshje me kombëtaren, komentator sportiv për “Sky Sport”, nuk ngurroi të kërkojë ndryshimin e ciklit në portë: 

"Tani për tani, Neuer nuk ka formën apo sigurinë që kishte para lëndimit të tij të rëndë. Unë mendoj se Ter Stegen gradualisht duhet të ketë mundësinë për të luajtur një ndeshje të madhe si startues, pavarësisht se Neuer është në dispozicion". Duelin personal midis të dyve gjatë barazimit 1-1 me Serbinë e fitoi Ter Stegen. Neuer u mposht prej një goditjeje me kokë nga Luka Jovic, në pjesën e parë. 

Portieri i Barcelonës e mbajti të paprekur kuadratin e tij në pjesën e dytë, edhe për shkak të nivelit të dobët të serbëve, pas pushimit mes dy fraksioneve të lojës. Kur u pyet për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Holandës, që do të luhet të dielën e ardhshme në Amsterdam, Joachim Low, nuk hezitoi për të larguar dyshimet, që kanë dalë gjatë ditëve të fundit: "Do të luajë Neuer"

Sidoqoftë, Ter Stegen është gjithmonë gati për ta rrëmbyer “numrin 1” me formën maksimale sportive, siç siguroi mbrëmë para mediave, kur u mbyll miqësorja me serbët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit