Neuer më i mirë se Cristiano Ronaldo, super portieri i vjedh një rekord juventinit!

26 Nëntor 2020
21:50
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve, por njëri prej rekordeve që ka vendosur në karrierën e tij të jashtëzakonshme tashmë nuk ekziston më sepse është thyer nga Manuel Neuer.

Çfarë ka bërë kapiteni i Bayern Munich dhe Gjermanisë? Fitorja e bavarezëve kundër Salzburgut ka qenë e katërta radhazi në këtë edicion të Champions League.

Dhe nëse shtohen edhe 11 fitoret e marra në edicionin e kaluar, të fituar nga Bayern Munich pa lënë mbrapa asnjë pikë, arrihet në 15. Që, siç ka shpjeguar AS, është një rekord për kompeticionin.

Portieri gjerman njeh vetëm fitore në Europë prej më shumë se një viti. Ndeshja e fundit pa fitore ka qenë në marsin e 2019-ës, humbja 3-1 kundër Liverpool-it që i ka kushtuar eliminimin bavarezëve në atë edicion.

CR7 e kishte vendosur rekordin me fanellën e Real Madrid, gjatë sezoneve 2013/14 (ai i Decima-s) dhe 2014/15.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit