Neuer provokon: Në Liverpool janë trembur kur dëgjuan emrin e Bayern

17 Dhjetor 2018
21:51
Telesport
back button

Portieri gjerman Manuel Neuer është i bindur se Bayern Mynih mund ta mposhtë dhe eliminojë skuadrën e Liverpool në përballjen që dy skuadrat do të zhvillojnë në shkurt, në Champions League. Një përballje gjigandësh, një finale e parakohshme mes dy prej skuadrave më të mira në kontinent, ndaj për portierin legjendar kjo sfidë nuk ka favoritë. Edhe pse Bayern është 9 pikë pas Borussia në renditje në Bundesliga, Neuer mendon se deri në shkurt gjërat do të jenë ndryshe, si në kampionat ashtu dhe në Champions.

Jam i sigurtë që në Liverpool nuk kanë mbetur aspak të kënaqur nga ky rezultat i shortit. I kemi parë dhe i njohim mirë, janë një ekip vulnerabël, me një sulm të mirë, por që duhet të bëjnë llogaritë edhe me forcën tonë sulmuese. Unë mendoj se do të shohim dy ndeshje të bukura, si në “Anfield Road” ashtu dhe në “Allianz Arena” dhe fansat do të argëtohen. Është një ndeshje 50-50 për sa i përket shanseve që kanë ekipet për kualifikim. Ne jemi Bayern Mynih dhe jam i sigurtë që në Liverpool e dinë këtë gjë”, tha Neuer.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit