“New York Times”:  Stambolli heq dorë nga finalja e Champions-it?

30 Maj 2020
9:07
Alfred Lleshi

Pas ndalesës së gjatë të imponuar nga Covid-19, futbolli ngadalë po fillon përsëri në shumë vende të Europës. Në Itali, Spanjë dhe Angli po bëjnë nxemjen, ndërsa në Gjermani po luhen ndeshjet e kampionatit. Shumë nga ligat kryesore do të arrijnë fundin e tyre natyror, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për garën më të rëndësishme për klubet: Champions.

UEFA është e vendosur të fillojë aty ku ndaloi, domethënë te katër ndeshje kthimi të 1/8 finale (Barcelona-Naploli, Juventus-Lyon, Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munich-Chelsea), më pas të vazhdojë deri në fund të gushtit, me finalen.

Gjatë javëve të fundit, është folur shumë për formula alternative, për ta mbyllur kompeticionin në fjalë. Është folur edhe për çerekfinalet me një ndeshje të vetme, në fushë neutral; si dhe gjysmëfinalet dhe finalja të përfshira në një “Final Four”, që do të luhen në një vend të vetëm. Ndërkohë, para se të vendosë këtë, UEFA mund të ketë një tjetër vendim të rëndësishëm për të marrë: ku do të luhet finalja e Champions-it.

Ajo është planifikuar në Stamboll, por sipas raportimeve nga “New York Times”, qyteti në fjalë turk do të heqë dorë nga pritja e këtij aktiviteti. Dëshira do të ishte që të ktheheshim në finalet e edicioneve të mëparshme, por duke pasur parasysh se si janë gjërat nga Covid-19, këtë vit do të luhet pas dyerve të mbyllura. Pra, ndoshta në një “Atatürk” të shkretë.

UEFA ka lëvizur tashmë për të gjetur një vend alternativ, të gatshëm për të pritur edhe gjysmëfinalet, veç finales. Ndër hipotezat e para është transferimi i këtyre ndeshjeve në Gjermani ose Portugali. Kjo është një zgjedhje e rëndësishme. Duke marrë parasysh që ndeshjet do të luhen pa spektatorë, sigurisht që kjo e bën më të lehtë organizimin.

Një zëdhënës i UEFA-s, duke folur për AFP, evidentoi situatën: “Ne po shohim të gjitha opsionet që lidhen me kalendarin dhe formatin. Ende nuk është marrë asnjë vendim, por ai duhet të jetë verdikt i mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv më 17 qershor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit