Newcastle apo Arabi Saudite? Fanella e re e klubit anglez shkakton shumë debate

13 Maj 2022
12:33
Denis Hakanaj
back button

Newcastle duket se do të marrë një pamje gjithmonë e më shumë “arabe”. Me ardhjen e pronarëve të rinj nuk priten vetëm investime të rëndësishme në merkato, por edhe ndonjë ndryshim me të vërtetë unik.

Një nga këto ndryshime është për fanellat, ose të paktën për fanellën që klubi bardhezi do të përdorë për ndeshjet që do të luajë në transfertë sezonin e ardhshëm.

Siç kanë bërë të ditur Daily Mail dhe Sportbible, ndikimi i fodnit PIF mund të shihet edhe te uniformat për sezonin 2022/23. Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografitë, akoma jo zyrtare, të asaj që mund të jetë fanella e dytë e Newcastle.

Një fanellë me ngjyrë të bardhë dhe jeshile që nuk është pëlqyer shumë nga tifozët të cilët kanë pyetur veten nëse ishte fanella e klubit të tyre apo e Arabisë Saudite. Një pyetje e justifikueshme duke parë se fanella e re është shumë e ngjashme me atë të kombëtares arabe.

Ky duket se është një ndikim i parë vizual i pronarëve të rinj që kanë vendosur të identifikohen në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në fanellën e klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit