Newcastle, dy yjet e parë mund të vijnë nga PSG

10 Tetor 2021
14:50
Denis Hakanaj
back button

Blerja e Newcastle nga fondi saudit PIF hap skenarë shumë interesantë.

Tifozët e klubit anglez ëndërrojnë një Dream Team të nivelit të lartë në stilin e Manchester City ose Paris Saint-Germain. Dhe pikërisht nga PSG mund të vijnë dy goditjet e para të epokës së re të Magpies.

Sipas AS, pronarët e rinj po mendojnë të bëjnë dy blerje me peshë verën e ardhshme: një sulmues dhe një portier të nivelit të lartë.

Bëhet fjalë për Mauro Icardi-n dhe Keylor Navas.

Për sulmuesin argjentinas interesohet prej kohësh Juventus, ndërsa Navas mund të pranojë të transferohet në Angli për t’iu larguar edhe duelit me Gianluigi Donnarumma për vendin e titullarit në portën e PSG-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit