Newcastle e do që në janar, por rekordmeni zgjedh Flamengo-n

29 Dhjetor 2021
18:03
Denis Hakanaj
back button

Newcastle ka rilidhur kontaktet me përfaqësuesit e Gabriel Barbosa, i njohur nga të gjithë si Gabigol.

Klubi anglez kërkon ta marrë në St. James Park që në janar, por ai nuk ka ndërmend të largohet nga Flamengo, klubi me të cilin ka kaluar çdo rekord për numrin e golave të shënuar.

Ish-sulmuesi i Inter-it ka dëshirë të qëndrojë në Brazil dhe të vazhdojë punën e mirë të bërë në këto sezone të fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit