Newcastle, gati t’i trefishojë rrogën yllit të Serisë A

17 Janar 2022
15:20
Denis Hakanaj
back button

Newcastle shpreson që blerja e fundit e janarit të jetë ylli i Atalanta-s, Robin Gosens.

Pasi kanë marrë Trippier nga Atletico Madrid dhe Chris Wood nga Burnley, duket se lojtari tjetër në listën e bardhezinjve është Gosens.

Sipas Sky Sport Italia, klubi i Premier League do të bëjë një ofertë këto ditë për ta bindur lojtarin të largohet nga bergamaskët, me të cilët ka luajtur në Champions League tre sezonet e fundit.

Nëse do të pranojë të transferohet në Angli, rroga e gjermanit do të shkojë në 3.5 milionë euro në sezon, rreth tre herë më e lartë në krahasim me rrogën që fiton tek Atalanta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit