Newcastle nuk ka ndërmend të ndalet, tani e ka radhën 60 milionëshi

13 Janar 2022
23:27
Denis Hakanaj
back button

Pas blerjes së Chris Wood (i rëndësishëm jo vetëm për cilësinë e sulmuesit, por edhe sepse  i është marrë rivalëve direkt për mbijetesë), Newcastle është gati t’i dhurojë trajneri Howe blerjen e tretë të janarit (i pari ka qenë Trippier nga Atletico Madrid).

Bardhezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi dhe duket se në shënjestrën e tyre ka përfunduar Benoit Badiashile, sipas Sky Sports.

Monaco, klub i aftë në zhvillimin e të rinjve, kërkon plot 60 milionë euro për talentin e saj, e vetëdijshme edhe për mundësitë e mëdha financiare të pronarëve të rinj të klubit anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit