Newcastle përgatitet për debutim historik në Champions, Howe: “Në San Siro fantastike, nuk gënjehem nga derbi…”

18 Shtator 2023
22:44
Telesport
back button

Eddie Howe, trajneri i Newcastle, ka folur nga konferenca per shtyp ne San Siro per sfiden ndaj Milanit. Ai e nis me elozhe per trajnerin kuqezi Pioli. “Kam folur me të vite më parë; kam shumë respekt për Stefanon. Ai ka drejtuar shumë skuadra të forta pavarësisht se është relativisht i ri. Milani është një klub i madh për t’u trajnuar dhe ai po e bën mirë.

Nuk nisem fare nga derbi, ndodh te pesosh humbje te tilla. Milani mbetet skuader e forte dhe atletitikisht e fizikisht gati. Por, edhe teknikisht.

Per ne eshte nje debutim ne Champions, sigurisht qe do te kete ndjesi te tjera. Ne San Siro kam ardhur dikur por ne rolin e skautit, tani do te jem ne fushe duke drejtuar. Nje stadium madheshtor, nje atmosfere e pabesueshme.

Tonali? Sandro ndjen emocione, sic eshte normale, por besoj se do t’i kaloje. Djale i mrekullueshem, inteligjent. Kemi bere nje investim te nje nder talentet e medha te ftubollit italian qe do te jete per te tashmen dhe te ardhmen. E kam dashur qe perpara 1 viti por nuk ishte e lehte ta merrnim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit