Newcastle realizon goditjen e dytë në merkato, blen sulmuesin e rivalëve

13 Janar 2022
17:29
Denis Hakanaj
back button

Newcastle ka lajmëruar blerjen e sulmuesit Chris Ëood, i cili largohet kështu nga Burnley, skuadër tjetër e Premier League në luftën për mbijetesë.

Për pronarët e rinj sauditë të bardhezinjve është blerja e dytë pas blerjes së anglezit Kieran Trippier nga Atletico Madrid, por do të duhen përforcime të tjera për të forcuar ekipin.

Wood, lojtar i kombëtares së Zelandës së Re, mund të debutojë të shtunën kundër Watford në St james Park, një sfidë e rëndësishme për mbijetesën.

30-vjeçari është transferuar te Newcastle për 25 milionë sterlina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit