Newcastle sfidon Bayern-in për 22-vjeçarin, lojtari e ka bërë zgjedhjen e tij

11 Janar 2022
16:34
Denis Hakanaj
back button

Newcastle po garon me Bayern Munich për mbrojtësin e Freiburg, Nico Schlotterbeck.

Lojtari i kombëtares U21 të Gjermanisë po shkëlqen me Freiburg në Bundesliga, me ekipin modest që mban vendin e katërt në renditje.

Paraqitjet e Schlotterbeck kanë bërë që ai të tërheqë vëmendjen e Bayern Munich dhe Newcastle.

Sipas Sky Deutschland, Newcastle ka pyetur Freiburg për çmimin e 22-vjeçarit.

Më herët në këtë sezon, Schlotterbeck ka thënë:

“Nuk më pëlqen të luajë në Angli dhe Spanjë. Kam dashur gjithmonë të luajë në Bundesliga dhe mundësisht me klubin më të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit