Newcastle shkruan historinë me 6 zëvendësime dhe habit tifozët, por një rregull i veçantë e lejon

30 Tetor 2022
11:58
Denis Hakanaj
back button

Tifozët e futbollit kanë mbetur të hutuar pasi Newcastle bëri GJASHTË zëvendësime gjatë fitores ndaj Aston Villas. Bardhezinjtë mposhtën Villan 4-0 në St James’ Park, fitorja e tyre e tretë radhazi, duke mbajtur ritmin me katër më të mirat e Premier League.

Por tifozët mbetën të hutuar pasi Eddie Howe bëri zëvendësimet e tij të pestë dhe të gjashtë në fundin e pjesës së dytë. Joe Willock dhe Sven Botman ishin të parët që u larguan në minutën e 71-të për Jacob Murphy dhe Matt Targett.

Më pas ishte radha e Jonjo Shelvey dhe Jamaal Lascelles për të siguruar këmbë të freskëta për Bruno Guimaraes dhe Fabian Schar në largim. Më në fund, me 86 minuta në orën, Miguel Almiron i hapi rrugën Allan Saint-Maximin dhe Callum Wilson u zëvendësua nga Chris Wood.

Një tifoz shkroi: “Betohem që Newcastle sapo bëri 6 zëvendësime”. Ndërsa një tjetër pyeti: “Si ndodh që Newcastle bëri 6 zëvendësime kundër Aston Villa? A mund të na thotë @premierleague kur ndryshuan rregullat?”.

Megjithatë, ka një arsye të thjeshtë pse Newcastle mund të bënte gjashtë zëvendësime. Në pjesën e parë, portieri i Aston Villas, Emi Martinez, p pësoi një dëmtim në kokë dhe u desh të linte fushën për numrin 2, Robin Olsen.

Rregullat e Premier League thonë se nëse kundërshtari bën një zëvendësim për një goditje të marrë në kokë, atëherë i jepet e drejta për një zëvendësim shtesë edhe ekipit tjetër.

Kjo i dha mundësinë Newcastle-it të tejkalonte numrin e zëvendësimeve të lejuara. Duke bërë gjashtë zëvendësime, Newcastle bëri historinë e Premier League si skuadra e parë që përfitoi nga ky rregull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit