Newcastle ka marrë një fitore historike 8-0 në fushën e Sheffield, në javën e gjashtë të Premier League. Në fakt, nuk kishte ndodhur kurrë më parë që bardhezinjtë shënonin shtatë gola në një transfertë të kampionatit anglez.
Sheffield Utd 0 – [1] Newcastle – Sean Longstaff 21′
Sheffield Utd 0 – [2] Newcastle – Dan Burns 31′
Sheffield Utd 0 – [3] Newcastle – Sven Botman 35′
Gjithashtu Newcastle është skuadra e parë në historinë e Premier League që ka pasur 8 golashënues të ndryshëm në një ndeshje të vetme (duke përjashtuar autogolat).
Sheffield Utd 0 – [4] Newcastle – Callum Wilson 56′
Sheffield Utd 0 – [5] Newcastle – Anthony Gordon nice goal 62′
Mes protagonistëve të sfidës të luajtur në Bramall Lane nuk ka qenë Sandro Tonali, i cili është aktivizuar në minutën e 70-të të ndeshjes pa lënë gjurmë.
Sheffield Utd 0 – [6] Newcastle – Miguel Almiron 68′
Newcastle e bleu për 80 milionë euro nga Milan-i dhe pas një debutimi të mirë kundër Aston Villa-s, duket se ish-lojtari i kuqezinjve ka pasur vështirësi të përshtatet në Angli.
Sheffield Utd 0 – [7] Newcastle – Bruno Guimaraes 73′
Ka qenë trajneri Howe që ka shpjeguar arsyen e këtyre vështirësive në një intervistë për The Athletic.
🚨🚨| GOAL: Isak makes it EIGHT!!
Sheffield United 0-8 Newcastle pic.twitter.com/vurS8AuCpR
— CentreGoals. (@centregoals) September 24, 2023
“Paraqitja e tij kundër Aston Villa-s ishte e nivelit të lartë. Nga ai moment, pothuajse nuk është stërvitur më për shkak të ndeshjeve me Italinë. Kjo është arsyeja e vështirësive.
“Është e vështirë për një lojtar të ri të integrohet te një skuadër e re. Siç kam thënë, ka një personalitet të pabesueshëm dhe mendoj se do të përmirësohet me kalimin e kohës”.