Necastle duket se e ka seriozisht. Klubi i sheikëve ka marrë një tjetër fitore me peshë në javën e 16-të të Premier League pasi ka mundur 1-0 në shtëpi ekipin e Chelsea-t.
Armando Broja me shokë kanë pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe tani kanë rënë në vendin e tetë të renditje me 21 pikë, shumë larg kreut të klaifikimit dhe zonës europiane.
Ylli kuqezi ka qenë titullar sot, por nuk ka arritur t’i ndihmojë Blutë të marrin një rezultat pozitiv me ndeshjen e luajtur në St. James Park që është vendosur në pjesën e dytë nga një gol i Willock.
Bardhezinjtë kanë parakaluar Tottenham-in dhe janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes duke shkuar vetëm dy pikë larg Manchester City-t të vendit të dytë pas humbjes befasuese të pësuar nga Qytetarët kundër Brentford-it.
Newcastle është skuadra që ka regjistruar numrin më të madh të ndeshjeve (7) pa pësuar gola në këtë sezon të Premier League dhe, bashkë me Arsenal-in, është ekipi që ka pësuar më pak gola në këtë kampionat (11).