Nexhipi driblon pandeminë: Po u federova, 45 minuta luaj edhe unë…

13 Maj 2020
13:33
Alfred Lleshi

Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit, ishte përfaqësues i klubit verilindor në takimin e FSHF-së me presidentët e Superiores. Pasi u ra dakord mes palëve që kampionati të rifillojë më 3 qershor, Nexhipi tha për mediat: “U vendos që kampionati të nisë në datën 3 qershor, do të ketë edhe ndeshje Kupe dhe në datën 29 korrik të jetë data përfundimtare e sezonit. Finalja e Kupës do të luhet më 2 gusht.  Është dhënë një protokoll, i cili do të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë. Në kushtet tona, në Shqipëri, klubet kanë probleme me infrastrukturën dhe financat.

U diskutua hapur, të gjithë dhanë mendimin e tyre. Gjici nuk pati mundësi të ishte.i pranishëm. Duhet kohë që skuadra të jetë gati për t’u kthyer në ndeshje zyrtare. Nuk është koha e mjaftueshme për të rikapur formën, kemi pushuar shumë. Ekziston rreziku, por do të tentojmë të bëjmë stërvitje dhe të kthehemi. Nëse mendohet për një rifillim, e kam thënë që duhen 3 javë stërvitje, minimumi. Shpresoj të mos kemi lëndime.

Jemi në garë edhe për Kupën e Shqipërisë, ngjeshja e ndeshjeve do të jetë problem për lojtarët. Shpresoj që të stërvitemi sa më shumë. Nuk kemi probleme financiare. Këto ditë, lojtarët do të marrin një pagë. Shpresoj që të vazhdojmë sa më shpejt, ta mbyllim edhe pjesën e mbetur të kampionatit. Çdo ekip do të bëjë kontrollin e temperaturës. Duke parë pauzën e madhe të lojtarëve, po u federova, besoj se 45 minuta i nxjerr edhe unë (qesh)”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit