Neymar arratiset nga Parisi, kthehet në Barcelonë për turneun 100 mijë euro

16 Gusht 2022
15:19
Denis Hakanaj
back button

Tre gola në dy ndeshjet e para të kampionatit francez dhe një fundjavë relaksi duke luajtur… poker. Po flasim për yllin e PSG-së, Neymar.

Ylli brazilian i kampionëve të Francës, pasi ka fituar ndeshjen e fundit të kampionatit si protagonist kundër Montpellier, është larguar nga Parisi për t’ju dedikuar një turneu pokeri në Barcelonë.

Siç ka bërë të ditur La Repubblica, O’Ney ka fluturuar në qytetin katalanas për të qenë protagonist i një prej turneve më të rëndësishëm në botë ku përballen disa prej proefesionistëve më të famshëm të Texas Hold’em.

Neymar, i cili nuk merr pjesë për herë të parë në turne të tillë, ka marrë pjesë në eventin që parashikonte një buy-in, ose më saktë një kuotë pjesëmarrje, të barabartë me 100 mijë euro. Fituesit i takon një çmim pak më i vogël se 2 milionë euro.

Në rastin e brazilianit, për të cilin nuk dihet aktualisht pozicioni final, qëllimi nuk ishte sigurisht ai që të fitonte, por të kalonte disa orë relaks larg fushës së lojës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit