“Neymar? Barcelona të tërhiqet, nuk ka më kuptim! E ka humbur luftën ndaj Realit”

23 Gusht 2019
12:01
back button

Edu Aguirre, gazetari i famshëm spanjoll i emisionit “El Chiringuito TV”, i pyetur nga moderatori dhe drejtuesi Josep Pedrerol mbi luftën e ashpër mes Real Madrid dhe Barcelonas për Neymar, ka dhënë verdiktin e tij: “Nga informacionet që kam, mund t’iu them se Barcelona, edhe pse është klub i madh, institucion, e ka humbur luftën për të kthyer Neymar! Nuk ka më kuptim. Duhet të tërhiqet sepse po bën figurë të shëmtuar në sytë e botës. Njëherë një ofertë, pastaj një tjetër, të gjitha të refuzuara. Për mua ka mbaruar! Po e dëmtojnë imazhin e tyre… Nuk do ta fitojë kurrë luftën, për mua e ka humbur!”.

“Reali? Mund të them vetëm kaq: madrilizmi është ai që tërheq më shumë… Ambjenti, ajri që t’i thith! Roberto Carlos, nje emër i madh brazilian që ka luajtur… Pastaj, Florentino Perez është Florentino Perez… Besoj, do të jetë bomba e merkatos! Për mua, Reali e merr”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit