Neymar bën me krahë PSG, ja veprimi i yllit brazilian para Barcelonës

8 Mars 2021
14:09
Alfred Lleshi
back button

PSG merr lajmin e madh. Neymar është kthyer në stërvitje përpara ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës, në 1/8 finale të Champions-it. Braziliani ka qenë jashtë fushave që kur pësoi dëmtim në “adductor”, gjatë fitores 1-0 kundër Caen, në Kupën e Francës, më 10 shkurt. Sulmuesi mungoi në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Barçës, por tani ka gjasa të luajë ndaj ish-skuadrës së tij në mesjavë.

Neymar u trajnua me pjesën tjetër të skuadrës së Mauricio Pochettino, për herë të parë në një muaj, të dielën në mëngjes, më pak se 24 orë pasi pa shokët e tij të skuadrës të mundnin Brest 3-0 në Kupën e Francës. Para këtij kompeticioni, Pochettino bëri një azhurnim pozitiv mbi gjendjen e 29-vjeçarit, ndërsa i la hapur derën për të luajtur kundër Barçës: “Jemi shumë të kënaqur me riaftësimin e tij. Do të shohim në ditët në vijim nëse mund të jetë pjesë e skuadrës kundër Barcelonës”.

Do të shihej si asgjë më pak se një katastrofë, nëse PSG nuk arrin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pas triumfit 4-1 në “Camp Nou”, muajin e kaluar. Kujtojmë se kampionët e Ligue 1 arritën fitonin 4-0 ndaj Barçës, në të njëjtin raund të Champions-it (2016-2017), por u përmbysën dramatikisht në “Camp Nou”. Asokohe, Neymar ishte pjesë e llogores së Messit. Përvoja e arritjes në finalen e vitit të kaluar do t’i mbajë parizienët të përqendruar për të shmangur përsëritjen e asaj disfate turpëruese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit