Neymar dështon edhe si fallxhor dhe tifozët nuk e falin

16 Maj 2019
21:27
Denis Hakanaj
back button

Neymar ka kaluar një tjetër sezon të komplikuar me Paris Saint-Germain: një dëmtim serioz e ka nxjerrë jashtë loje kur Champions League kishte hyrë në fazën e nxehtë dhe është kthyer në dispozicion të Tuchel pasi skuadra ishte eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube. 

Gjithsesi, braziliani ka rikuperuar në kohë për finalen e Kupës së Francës kundër Rennes, por gjërat kanë shkuar keq edhe aty. Parisi ka humbur dhe Ney ka sulmuar një tifoz. Në fund, braziliani po paguan edhe për parashikimet e tij.

Duke shikuar si kanë shkuar gjërat, mund të thuhet se ylli i PSG ka bërë një gafë. Shtatorin e kaluar, në fakt, braziliani ka parashikuar një sezon të mbushur me zhgënjime për Liverpool-in, siç ka kujtuar "Daily Mail": "Katër të parat e Premier? E vështirë të thuhet se cilat do të jenë… Do ta fitojë Manchester City përsëri, United do të dalë i dyti, Chelsea i treti dhe Tottenham i katërti". 

Tre parashikime të sakta nga katër nuk janë keq, por, fatkeqësisht për të, "O Ney" ka parashikuar edhe një vend të gjashtë për Liverpool-in e Jurgen Klopp, që e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë me rekord pikësh (97 ), vetëm një më pak se City. 

Tifozët e "Të Kuqve" nuk e kishin harruar dhe tani janë hakmarrë duke u tallur me brazilianin. Dikush është mjaftuar duke përsëritur fjalët e futbollistit: "E  mbani mend kur Neymar ka thënë se Liverpool nuk do të kishte dalë me katër të parave". 

Të tjerë janë treguar më të ashpër: "Është për të qeshur kur mendon se Neymar ka deklaruar se Liverpool nuk do ta mbyllte kampionatin mes katër të parave… Ej, Nymar, ku ke qenë o njeri? I parëndësishëm në botën e futbollit për rreth 2 muaj". 

Në të njëjtën periudhë Liverpool ka vazhduar të fluturojë në Premier dhe ka hedhur bazat për një ecuri të jashtëzakonshme në Champions. Fatmirësisht, Neymar nuk ka bërë parashikime për Kupën me veshët e mëdhenj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit