Neymar dhe klauzola e Griezmann, flet Bartomeu!

14 Korrik 2019
20:40
Anton Cicani
back button

Presidenti i Barcelonas, Bartomeu, gjatë prezantimit të Griezmann, ka folur edhe në lidhje me formulën se si u arrit marrëveshja me Atletico Madrid, por edhe faktin se nuk ka pasur padrejtësi apo parregullësi në këtë akord…

"Nuk ishte e lehtë ta merrnin, sepse na u desh që të binim në ujdi për mënyrën e pagesës. Kërkuam borxh në bankë 35 mln euro, ndërsa 85 mln eurot e tjera erdhën nga shitjet që kishim bërë".

"Nuk kishte asgjë mes nesh dhe Girezmann në mars, e kontaktuam kur tha se do të linte Atletico Madrid. Nuk ka prova, kam folur me vetë presidentin e Atleticos, Cerezo".

"Neymar? Jemi duke prezantuar një nga sulmuesit më të mirë në botë, pjesa tjetër e pyetjeve nuk vlen…".

"Duam të ndërtojmë një skuadër sa më të fortë, na lumturon fakti që më të mirët në botë duan të vijnë te ne".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit