Neymar është gati të pranojë “Zonjën”, por…

23 Gusht 2019
14:39
back button

Fundi i merkatos së verës po afron dhe e ardhmja e Neymar vazhdon të jetë një mister.

Sipas shtypit francez, braziliani nuk do t’i thoshte jo Juventus-it dhe duket se ka folur për bardhezinjtë me ish-shokët e skuadrës, Rabiot dhe Buffon.

Megjithatë, problemi është se klubi bardhezi nuk ka burimet e duhura ekonomike për të përballuar një operacion të këtij niveli, jo vetëm për sa i takon çmimit të kartonit, por edhe rrogës së yllit të PSG-së.

Tifozët juventinë duhet të dorëzohen, operacion  “CR7” është i papërsëritshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit