“Neymar është më i forti, luan më mirë se Ronaldo dhe Messi”

28 Janar 2021
16:14
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë dominuar botën e futbollit për më shumë se një dekadë. Deri në momentin që Luka Modric fitoi Topin e Artë në 2018-ën, kandidatët e vërtetë ishin vetëm ata të dy.

Tani të dy janë mes të tridhjetave dhe dyzetave dhe shumë kanë filluar të mendojnë për pasardhësin e tyre të mundshëm. Menjëherë mendja shkon te të rinjtë Mbappe, Sancho, Haaland, të tjerë mendojnë për lojtarë shumë të fortë që janë lënë në errësirë nga dy fenomenet.

Një nga këta është Neymar. Për bashkëkombësin e tij Caio Ribeiro, O’Ney është më i forti në botë që tani.

Ish-lojtari i Inter-it dhe Napoli-t është i bindur se Neymar është që tani në një nivel më të lartë në krahasim me lojtarët që kanë monopolizuar Topin e Artë për më shumë se një dekadë.

“Edhe pse ka disa sjellje me të cilat nuk jemi të gjithë dakord, besoj se  është një as, më i miri në botë për momentin”, ka thënë Ribeiro për Jovem Pan.

“Prek më shumë topa se Cristiano Ronaldo dhe Messi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit