“Neymar është provokues dhe tallës!”

14 Korrik 2019
22:46
back button

Një stuhi e vërtetë ajo me të cilën përballet Neymar këto orët e fundit. Sulmuesi brazilian kishte deklaruar se fitorja e ish-ekipit të tij, Barcelonës me rezultatin 6-1 ndaj PSG, skuadrës së tij aktuale, ishte momenti më i bukur i karrierës së tij.

E qartë që ishte një përgjigje e cila nuk mund të linte indiferente skuadrën e tij aktuale dhe tifozët parisienë. Madje edhe media franceze nuk ka hezituar të kritikojë fjalët e brazilianit, madje duke shkuar përtej, për të “kryqëzuar” ish-yllin e Barcelonës. 

Sipas “France Football”, kjo përgjigje nuk është asgjë tjetër veçse fryt i një përllogaritje shumë precize, e aplikuar për të favorizuar transferimin e tij, mundësisht te Barcelona. Një deklaratë e vërtetë lufte.

Nuk është aspak më e butë “Le Figaro”, që e konsideron brazilianin “një provokues të vërtetë”. Akoma më e rëndë në analizën e saj “Le Parisien” që konfirmon: “Neymar u tall me Paris Saint-Germain”. Në përfundim një sulm edhe nga “L’Equipe”: “Bëri gjithçka pa iu dridhur qerpiuku”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit