Neymar hap bisedimet e rinovimit, i vendos kushtin drejtuesve

15 Janar 2021
17:00
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i PSG, Neymar, e ka ndarë mendjen dhe nuk dëshiron të largohet nga ekipi i PSG. Braziliani dëshiron që të zgjasë kontratën me kampionët e Francës, pasi nuk do të firmosë me Barcelonën.

Largimi i mundshëm i Leo Messit nga katalanasit dhe shitja e Suarezit ka bërë që Ney të mendojë rinovimin. Ai ka nisur bisedimet me klubin kampion të Francës që të rinovojë.

28-vjeçari pret të ribashkohet me Messin, por këtë herë tek ekipi i PSG. Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të sjellin Messin në Paris si një investim shumë të rëndësishëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit