Neymar harbohet pas lëndimit të rëndë, e gdhin me miqtë brazilianë

29 Nëntor 2021
15:38
Alfred Lleshi
back button

Pasi u largua nga stadiumi me paterica për shkak të ndrydhjes tronditëse të kyçit të majtë të këmbës, pësuar gjatë ndeshjes së PSG-së kundër Saint-Etienne, Neymar e ka kaluar deri në agim me një këngëtar të famshëm brazilian, të njohur me emrin e artit “Jottapê”. Sulmuesi 29-vjeçar duket se ka preferuar ta kalojë me miqtë e tij momentin e keq, siç e dëshmojnë edhe fotot në Instagram, të shpërndara nga protagonistët.

Këngëtari ka mbërritur të dje në Paris dhe natën e parë ka shkuar për të vizituar Neymar, bashkë me partneren e tij Estefany, e cila është aktore me më shumë se 800 mijë ndjekës. Të dy kanë pozuar me futbollistin brazilian dhe fotot i kanë shpërndarë përmes Instagramit. Në një nga këto fotografi mund të shihni edhe një tryezë pokeri…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit