Neymar i befason të gjithë, zbulon “zanatin” pas karrierës si futbollist

15 Prill 2021
12:17
Alfred Lleshi
back button

Çfarë do të bëni, kur “t’i varni këpucët në gozhdë”? Një pyetje, që çdo futbollisti i është bërë të paktën një herë në jetën e tij. Momenti i “pensionimit” shënon pushimin për ata që pothuajse gjithmonë kanë bërë vetëm një gjë, që kur ishte fëmijë: kanë luajtur futboll. Dhe kur futbolli nuk është më puna e tyre, pavarësisht nga fakti se shpesh fitojnë para të mjaftueshme për të mos e vrarë mendjen për asgjë, duhet të kuptojnë se çfarë të bëjnë më tej. Ka nga ata që nuk mund të qëndrojnë larg nga sporti, që duan të shpikin një jetë të dytë futbolli, qoftë si trajner, qoftë si menaxher apo mbase në TV si komentator. Dhe pastaj ka nga ata që, pas dekadash, vendosin që thjesht nuk duan ta shohin më atë. Ose thjesht duan të bëjnë diçka tjetër…

POKER – Duket se ky është rasti i Neymar, i freskët nga paraqitja e shkëlqyeshme ndaj Bayern Munich. “Zotat e topit” nuk i buzëqeshën shumë, duke marrë parasysh që nuk shënoi, megjithatë loja e tij u vlerësua nga të gjithë. Një ndryshim i paradigmës mjaft i mirëpritur, pasi pothuajse gjithmonë kritikuar. A mund të jetë për këtë arsye, siç shpjegoi ai për kanalin francez “CNews”, se dëshiron… të ndryshojë disiplinën sportive? Braziliani ka vendosur, pasi të largohet nga futbolli do të bëhet një lojtar profesionist i pokerit:

“Është e vërtetë, kjo është një nga gjërat që më pëlqen më shumë të bëj. Ndihem shumë rehat dhe besoj se sapo të pushoj së luajturi futboll do të jem në gjendje t’iu përkushtohem turneve të pokerit, të udhëtoj për të luajtur në ngjarje, ku gjithmonë kam dashur të marr pjesë, por më është dashur t’i lë mënjanë për shkak të angazhimeve. Kur karriera ime si futbollist të mbarojë, kjo është një nga gjërat që do të bëj. E shoh veten mirë në këtë lojë, sepse kam luajtur për një kohë të gjatë. Luaj shumicën e ditëve dhe gjithmonë përpiqem të mësoj gjëra të reja”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit