Neymar i dëmtuar, Messi me koronavirus. Pochettino zbulon gjendjen e dy yjeve të PSG

14 Janar 2022
14:52
Alfred Lleshi
back button

Duke folur në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Brest trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, bëri një pasqyrë të kushteve të Neymar dhe Messit: “Neymar vazhdon me programin e rikuperimit, Messi është më mirë, por ende mbikqyret nga mjekët. Ai po përmirësohet pak nga pak dhe shpresojmë që të jetë sa më shpejt në skuadër.

Ne e bëjmë bilancin çdo ditë, nuk mund të parashikojmë kur mund të kthehet. Shpresojmë ta kemi me vete së shpejti.  Ramos? Ka qenë jashtë për shumë muaj, tani është shumë më mirë. Po stërvitet me grupin, është çështje kohe. Gradualisht do të fitojë kohë për t’u përshtatur. Mënyra më e mirë nuk është vetëm të luajë, por edhe të stërvitet mirë dhe rregullisht. Kjo është ajo që ne bëjmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit