Neymar i zbulon numrin në lidhje direkte: 10 mijë mesazhe në 5 minuta për yllin e Premier League

21 Tetor 2020
16:01
Denis Hakanaj

Shokë në fushën e lojës, me fanellën e Brazilit, miq jashtë saj me shumë kontakte të shpeshta edhe kur, ndoshta, do të ishte më mirë të mos dëgjoheshin.

Një episod i veçantë ka ndodhur mes Neymar dhe Richarlison në platformën Twich Tv. Në ditët e kaluara, në fakt, O’Ney po zhvillonte një lidhje direkte në rrjetin e njohur social kur, papritur, sulmuesi i Everton-it e ka marrë në telefon.

Ylli i PSG-së është përgjigjur menjëherë, por ka harruar se po ndiqej nga mijëra njerëz që po e shikonin…

Spektatorët kanë parë numrin e telefonit dhe, pavarësisht kërkesës së Richarlison që të mos e kontaktonin, ai ka marrë plot 10.000 mesazhe në Whatsapp nga njerëz të panjohur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit