“Neymar ka një gabim për të shlyer”

10 Nëntor 2019
19:46
Denis Hakanaj
back button

Marco Verratti është tashmë një nga kolonat e Paris Saint-Germain.

Mesfushori, i cili është transferuar në Francë nga Pescara në 2012-ën, është një element kyç për formacionin e Thomas Tuchel. Ai ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për Telefoot.

“Kur kam ardhur këtu, nuk e prisja të qëndroja për kaq shumë vite.  Nëse kam qëndruar, do të thotë se kam gjetur atë që kërkoja. Mund ta mbyll karrierën time në Paris”.

“Ndihem sinë ditën e parë që kam ardhur këtu, dua të ndihmoj vazhdimisht skuadrën. Nëse nuk do të kemi probleme, mendoj se këtë vit mund të bëjmë shumë në Champions League”.

“Neymar? Ai është i lumtur kur është në fushë, por po punon mirë. Në një moment vendosi të largohej. Ai ka kaluar shumë momente të vështira dhe kjo është arsyje pse shoesh kërkon të shkosh në një vend ku ndihesh më mirë”.

“Në fund, ai qëndroi dhe po stërvitet më mirë se më parë. Ai e di se duhet të shlyejë një gabim (me tifozët) dhe dëshira e tij është të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka përfunduar Verrati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit