Neymar: Kemi katër finale. Duam të fitojmë gjithçka

31 Korrik 2020
16:24
Denis Hakanaj
back button

Ka qenë një Neymar pa frena ai që ka folur në prag të sfidës së mbrëmjes së sotme që PSG do të luajë kundër Lyon-it në Kupën e Ligës.

Braziliani i Paris Saint-Germain duket se është shumë i sigurt në vete, duke pranuar se synon të fitojë të gjithë trofetë të mundshëm.

“Kemi fituar Ligue 1 dhe Kupën e Francës. Tani kemi Kupën e Ligës dhe  Champions League”, ka thënë Neymar për Sport.

“Kemi katër ndeshje që do të jenë si katër finale dhe duam të fitojmë gjithçka”.

“Jam i kënaqur me statistikat e mia dhe për momentin që po kaloj, por është loja e skuadrës që bën diferencën. Besimi i grupit është thelbësor. Vetëm kështu mund të fitohen ndeshjet dhe trofetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit