Neymar kërkon largimin nga PSG për “arsye mjekësore”

23 Korrik 2019
18:42
Denis Hakanaj
back button

Mbrapa prishjes së marrëdhënieve mes Neymar dhe PSG-së nuk qëndrojnë sigurisht pakënaqësi ekonomike të lojtarit. Për sa i takon rezultateve sportive, duhet pranuar se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë në Champions League. Gjithsesi, arsyeja pse braziliani është i pakënaqur me francezët ka lidhje me dëmtimet e shumta të pësuara nga sulmuesi. 

Fërkimet mes lojtarit dhe klubit kanë arritur kulmin në fundin e sezonit të kaluar dhe në bazën e tyre janë dëmtimet, sipas "L'Equipe". Mjekët e Parisit, në fakt, duket se kanë patur një debat me babanë-menaxher të futbollistit pas dëmtimit të sezonit të kaluar. 

Neymar është operuar nga mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, në marsin e 2018-ës. Sipas të përditshmes francez, kur dëmtimi është përsëritur në 23 janarin e 2019-ës, stafi mjekësor i francezëve ka patur një debat të ndezur me stafin e brazilianit. 

Mjekët e PSG-së donin që Neymar të operohej, por lojtari ka preferuar të rikuperojë për të luajtur në Kupën e Amerikës 2019, të cilën e ka humbur për shkak të një dëmtimi të pësuar në stërvitje me   Brazilin. 

Sipas mjekëve të PSG-së, operacioni i kryer nga doktor Lasmar ka qenë i pakënaqshëm dhe vida e përdorur për të fiksuar kockën në shputën e këmbës ka qenë më e vogël nga sa duhej. Ky gabim ka qenë arsyeja e përsëritjes së dëmtimit.

Kjo situatë ka çuar te një përplasje mes Gerard Saillant, këshilltari mjekësor i klubit francez, dhe babait të Neymar, i cili ka mbrojtur punën e doktorit brazilian. Operacioni i shkuar keq duket se është arsyeja për mungesën e madhe të lojtarit nga fushat e lojës (ka luajtur vetëm gjysmën e ndeshjeve të sezonit të kaluar). PSG është gati ta lërë të largohet, por për shifrën e duhur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit