Neymar-Manchester United, trajneri Tuchel jep lajmin e madh

17 Tetor 2020
9:54
Alfred Lleshi
back button

Thomas Tuchel këmbënguli se Neymar do të jetë gati të përballet me Manchester United në Champions. Në fakt, ylli i PSG e bëri pushim mbrëmë, kundër Nimes, për shkak të një shqetësimi muskulor. Kjo përplasje e Ligue 1 erdhi vetëm tri ditë pasi Neymar shënoi “hat-trick” kundër Perusë, në kualifikueset e Kupës së Botës, për të kaluar Ronaldon dhe marrë vendin e dytë si golashënuesi më i mirë i Brazilit në histori.

Tuchel tha se vendosi ta lërë pushim yllin e vet, por pret që Neymar të kthehet në sfidën inauguruese të Champions-it, në shtëpi, kundër Manchester United, të martën: “Ney nuk ka ndonjë problem. Ne biseduam së bashku, siç bëra me Kylian. Patëm një diskutim të sinqertë dhe vendosa ta lë pushim sot. Ai do të jetë me ne nesër, në stërvitje. Pra, do të stërvitet dhe do të bëhet gati për ndeshjen kundër Manchester United. Ai do të jetë në fushë, me siguri”.

PSG ka qenë pa Neymar në katër nga shtatë ndeshjet e kampionatit këtë sezon, duke fituar tre. Parizienët kanë mesatarisht dy gola në ndeshje pa të, por kjo rritet në 2.7 kur braziliani është në fushë. Sezonin e kaluar, PSG kishte një përqindje fitimi prej 75 për qind pa Neymar, në 12 ndeshje të Ligue 1, ndërsa kjo kuotë shkonte në 86.7 për qind, kur ai luante. Sidoqoftë, kryeqytetasit shënuan më shumë pa të (2.9 gola për ndeshje, kundër 2.7).

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit