Neymar mendon për Premier League: Lojtarët më të mirë luajnë një herë atje

6 Dhjetor 2018
14:43
Alfred Lleshi
back button

A mund ta imagjinoni Neymarin duke luajtur në Premier League? Duke folur për një të ardhme të mundshme në Angli, sulmuesi i PSG-së e mori në konsideratë atë situatë hipotetike. Përmes një video të hedhur në llogarinë e tij zyrtare në YouTube, transferimi rekord botëror në futboll dha shpjegimet e rastit.

I thirrur aty për t'iu përgjigjur disa video-pyetjeve nga lojtarët e tjerë, Neymar i tha mbrojtësit të Manchester City, Benjamin Mendy: "Nëse unë do të luaj në Premier League në të ardhmen? Është një ligë e madhe, ndër më të mirat në botë, – tha ish-sulmuesi i Barcelonës. – Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër, por mendoj se çdo lojtar i madh, të paktën një herë, duhet të luajë në Premier League".

Përveç një të ardhmeje në kampionatin anglez, sulmuesi brazilian i është përgjigjur edhe pyetjes së David Beckham, mbi mundësinë e të luajturit për Inter Miami (klub në pronësinë e ish-kapitenit të Anglisë), i cili në vitin 2020 do të bëjë debutimin në MLS.

"Sigurisht, me David kemi një marrëveshje të kryer, – thotë me shaka Neymar. – Unë do të vij në Miami, në qytetin tuaj, në klubin tuaj!"

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit